Zënka e mbretëreshës me Harry-n, e shokuar nga veprimi i tij

 Zënka e mbretëreshës me Harry-n, e shokuar nga veprimi i tij

Sot, familja mbretërore do të takohet për të biseduar ballë për ballë të ardhmen e Harry dhe Meghan që njoftuan një javë më parë se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes. Mbledhjen e kërkoi Mbretëresha dhe synimi është gjetja e një zgjidhjeje të arsyeshme për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Sidoqoftë, marrëdhënia e dëmtuar mes Harry-t dhe Mbretëreshës nuk do të rregullohet me një mbledhje.

Mbretëresha e di më mirë se kushdo tjetër se kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme. Vetëm pak muaj më parë, Princ Andrew hoqi dorë nga detyrat mbretërore (për arsye shumë herë më të rënda dhe kontroversiale), ndërsa tani, Britania mund të humbasë dy nga anëtarët më të famshëm dhe më të pëlqyer.

“Në fund të fundit, është 93 vjeçe dhe është shokuar vërtet,” tha burimi. “Pas gjithçkaje që ka bërë për Harry-n, ndihet e zhgënjyer. Që nga fillimi, ka bërë çmos që ata të dy të ndihen sa më mirë. Familja është shumë e mërzitur me sjelljen e Meghan dhe Harry-t, jo vetëm për ndikimin që ka pasur te Mbretëresha, por edhe sepse pasoi skandalin e Princ Andrew. Harry po sillet si një adoleshent i pabindur. Dha njoftimin dhe e la Mbretëreshën të merrej me pasojat. Marrëdhënia e tyre është copëtuar. Raporti i tyre i ngrohtë gjyshe-nip nuk është më i ngrohtë.”

Një burim pranë Mbretëreshës tha se marrëdhënia me Harry-n filloi të kishte probleme gjatë përgatitjeve të dasmës mbretërore. “Ajo u mërzit shumë nga kërkesat e Harry-t dhe nga mënyra si i kërkonte disa gjëra,” zbulon burimi. “Nuk donte të përdorte stafin e mbretëreshës për dasmën, ai dhe Meghan zgjodhën vetë floristin dhe pastiçierët. Dhe, Harry i kërkoi vetë Arqbishopit të Canterbury t’i martonte para se të konsultohej me Mbretëreshën dhe Dekanin e Windsor.” Burimi vijon, “Mendoj se ajo u trondit nga sjellja e tij në përgjithësi. Më kujtohet që më tha se s’i besohej sa i pacipë po tregohej Harry. Marrëdhënia e tyre thjesht mori të tatëpjetën nga ai moment.”