Zgjedhjet e parakohshme pritet ta shtyjnë regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

 Zgjedhjet e parakohshme pritet ta shtyjnë regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Vendimi që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pritet që sërish ta shtyjnë regjistrimin e popullsisë në vend.

Sipas paralajmërimeve nga takimi i liderëve që dë u mbajt mbrëmë tek presidenti Stevo Pendarovski, më reale është që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për vitin 2021.

Ky proces statistikor u caktua që të mbehet në muajin prill të vitit të ardhshëm, ndërsa tani mbetet e paqartë nëse do të realizohet.

Gjithashtu, vendimi që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund ta shtyjë edhe marrëveshjen për model të ri zgjedhor, me çka pritet të bisedohet pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të prillit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com