Ziadin Sela: Nuk morrëm datë sepse ky pushtet me “gojën plot” drejtësi amnestoi gjithë kriminelët e regjimit të kaluar

 Ziadin Sela: Nuk morrëm datë sepse ky pushtet me “gojën plot” drejtësi amnestoi gjithë kriminelët e regjimit të kaluar

I ftuar në Rruga Drejt me Arta Tahirin në Alsat-M, Ziadin Sela përball analistëve kanë debatuar rreth aktualiteteve politike në vend dhe rajon.

Lideri i opozitës shqiptare Ziadin Sela duke folur rreth mos marrjes së datës nga ana e Bashkimit Europjan, Sela ka thënë: “Unë kam deklaruar se mosmarrja e datës është një realitet që ne përdit e shohim, e prekim dhe e ndjejmë, ja disa shembuj, ne mund të kemi shkollë shqipe në Haraçinë por nëse shkon pak më andej në Idrizovë nuk mundesh të mësosh në gjuhën amtare.

Sela më tej tha se kjo qeveri erdhi me premtimin për sjellje të drejtësisë dhe reforma në gjyqsor, por çka ndodh realisht, politika për çdo ditë ka bërë pazare me krimin në kurriz të drejtësis.

Prandaj unë po them se kjo qeveri ka dështuar dhe prandaj them se faji është tek pushteti për mosmarrjen e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com