Ziadin Sela përkujton masakrën e Reçakut

 Ziadin Sela përkujton masakrën e Reçakut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka përkujtuar 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Sela ka shkruar se Masakra në Reçak pa dyshim që është dhe do të mbetet një ngjarje që sa do vite, dekada, e shekuj të kalojnë dhimbja çdo herë do të mbetet e freskët. Nuk ekzistojnë fjalë ngushëlluese për raste të tilla, e as bashkëvuajtja nuk mjafton, përcjell AlbMania.info

Postimi i plotë:

“Sot 21 vjet shqiptarët morën goditjen më të rëndë të shkaktuar nga dora e njeriut keqdashës! Masakra në Reçak pa dyshim që është dhe do të mbetet një ngjarje që sa do vite, dekada, e shekuj të kalojnë dhimbja çdo herë do të mbetet e freskët. Nuk ekzistojnë fjalë ngushëlluese për raste të tilla, e as bashkëvuajtja nuk mjafton.
Qofshim gjithmonë e më të bashkuar duke i bërë ballë çdo sfide në mënyrë stoike.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në faqen e tij në facebook./AlbMania/

Sot 21 vjet shqiptarët morën goditjen më të rëndë të shkaktuar nga dora e njeriut keqdashës! Masakra në Reçak pa dyshim…

Gepostet von Ziadin Sela am Mittwoch, 15. Januar 2020

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com