Ziadin Sela: Qytetarët e meritojnë hapjen e negociatave, Qeveria jo!

 Ziadin Sela: Qytetarët e meritojnë hapjen e negociatave, Qeveria jo!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot është duke diskutuar për politikat aktuale në Maqedoninë e Veriut, si dhe për marrjen e datës për hapjes e negociatave me BE-në. Ai për çështjen e datës së hapjes së negociatave, ka thënë që deri në këto momente, Këshilli i Ministrave nuk ka dhënë datë për Maqedoninë e Veriut, sipas të parit të Aleancës për Shqiptarët në samitin e liderëve vetëm mund të ketë marrëveshje për datën, e cila mund të merret vetëm në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave në Nëntor të këtij viti.

Çdo reformë, që kërkohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sipas Ziadin Selës është i mirë për qytetarët, dhe se ata e meritojnë një ‘marrje të datës’. Ndërsa a e meriton Qeveria marrjen e datës, Sela theksoi se ajo nuk e meriton një gjë të tillë. Si shembull, lideri i ASH-së përdori dështimin që kjo Qeveri e bëri në drejtësi, duke vënë theks të veçantë në Prokurorinë Speciale, ndërsa gjithashtu ligjin e propozuar nga kryeministri Zaev e ka quajtur si një ligj që i jep favore vetëm atyre që duan ti ikin përgjegjësive.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com