Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

 Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

‘Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë me një zonjë. Diskutuam çështje të cilët janë të rëndësishme për vendin. Konstatuam bashkërisht që rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja zgjidhje. Diskutuam edhe tema të tjera.

Data e zgjedhjeve të parakohshme është një sihariq i mirë edhe për opozitën dhe gjithë opozitarët dhe gjithë ata që mendojnë se ka ardhur koha të vijë ndryshimi dhe të kthehet shpresa edhe ke një pjesë e shoqërisë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Data e zgjedhjeve është 12 Prilli, bashkërisht u dakorduam që me 12 Prill të shkojmë në zgjedhje. Ju bëj ftes të gjithë njerëzve që me 12 Prill të mobilizohen dhe të sjellim sëbashku ndryshimin dhe demokracinë brenda shoqërisë shqiptare këtu. Na priftë e mbara të gjithve’, theksoi Sela.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com