Zinedin Zidan, njeriu i rekordeve dhe finaleve

 Zinedin Zidan, njeriu i rekordeve dhe finaleve

Zinedin Zidan, arkëtoi trofeun e 10 si trajner me Real Madridin, duke u bërë i katërti në histori sa u përket teknikëve që kanë fituar më shumë trofe me të njëjtin ekip.

Në majë të listës janë Guardiola me Barcelonën dhe Munjoz me Realin, të dy në kuotën e 14 trofeve. Por ajo që bie në sy është se Zidan i ka fituar këto 10 trofe duke drejtuar në vetëm 187 ndeshje ekipin. Me pak fjalë, çdo 19 ndeshje, ai arrin të ngrejë lart një trofe në drejtimin e madrilenëve, një arrije unike në llojin e saj.

Njëkohësisht, Zidan mbetet i pagabueshëm në finale, pasi ka fituar 9 nga 9 në të cilat ka marrë pjesë. Kjo është unike në futbollin spanjoll duke kaluar rekordin që mbahej nga Guardiola, i cili kishte fituar 8 nga 9 finalet në të cilat kishte drejtuar Barcelonën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com