Zjarr i madh në qendër të Shkupit në ish fabrikën Treska (Video)

Sot në orët e pasdites ka shpërthyer zjarr në Shkup. Sipas informatave fillestare, tymi i dendur është shpërndarë nga afërsia e ish fabrikës Treska.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza zjarri ka kapur disa hapësira të depove.
“Në numrin 112 është raportuar për një zjarr në fabrikën “Treska” dhe 6 vetura të Zjarrfikëses së Qytetit të Shkupit momentalisht janë duke e shuar në terren. Plastika gjithashtu digjet pranë ndërtesës, prandaj tymi është kaq i errët. Po ndërhyhet dhe kur të shuhet do të informojmë”, thanë nga QKM.
Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe po.
Deri më tani nuk ka informata për persona të lënduar.