Zjarri në Shkup, frikë te qytetarët mos u rrëzua ndonjë dron nga Ukraina si në Zagreb – AlbMania      

Zjarri në Shkup, frikë te qytetarët mos u rrëzua ndonjë dron nga Ukraina si në Zagreb

 Zjarri në Shkup, frikë te qytetarët mos u rrëzua ndonjë dron nga Ukraina si në Zagreb

Mjegulla e trishtueshme e tymit krijuar nga zjarri në fabrikën Treska, është ngritur mbi qiellin e Shkupit shumë më shpejt se të paraqiten informatat e para të mediumeve on line rreth asaj se cka është duke ndodhur.

Mjegulla me tym të zi vërehej nga të gjitha pjesët e qytetit dhe dukej sikur është 200-300 metra afër, e jo më larg, pasi në minutat e para nuk dihej as lokacioni i sakt prej ku po vjen tymi.

Deri në paraqitjen e informatave se bëhet fjalë për zjarr në rrethin e një fabrike të vjetër jofunksionale, Treska, te qytetarët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut u shkaktua panik se çka është shkaku i zjarrit. Te shumë prej tyre u paraqit frikë se mos po përsëritet ajo që ndodhi në Zagreb të Kroacisë, kur një dron i ardhur nga hapësira ajrore e Ukrainës u rrëzua pranë një kampusi studentor. Shumë prej qytetarëve të Shkupit këtë frikë e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale, veçanërisht ata që jetojnë më afër dhe që kanë dëgjuar eksplodimin që i ka parapri zjarrit.

Ndryshe Informacionet e para jo zyrtare që kanë siguruar disa mediume flasin se shkaktari i zjarrit ka qenë faktori njeri, zjarrfikësit kanë parandaluar shpërndarjen në ndërtesat tjera që janë në rrethinën e ish fabrikës dhe zjarri është kurdisur nga faktori njeri, e nuk ka ndodhur spontanisht.

Rrethini fabrikës Treska është një nga hapësirat më atraktive per ndërtim në Shkup, prandaj me këtë falt nderlidhen edhe një pjesë e madhe e dyshimeve për zjarrin e sotëm.
Sidoqoftë ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e zjarrit.