Zoran Milevski-Kiçeec dënohet me tre vite burg – AlbMania      

Zoran Milevski-Kiçeec dënohet me tre vite burg

 Zoran Milevski-Kiçeec dënohet me tre vite burg

I akuzuari i tretë për rastin “Haraçi”, Zoran Milevski-Kiçeec pasi ka pranuar fajin në seancën e djeshme (3 dhjetor), sot i është shqiptuar dënimi prej: tre vite burg, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai gjithashtu duhet të paguaj edhe harxhimet gjyqësore.

Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Katica Janeva nuk e pranuan fajësinë, ndërsa Zoran Milevski Kiçeec pranoi fajin për rastin “Haraçi”.

Në kuadër të rastit “Haraçi”, janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar, gjegjësisht është sjellë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit se i dyshuari i parë ka kryer vepër penale në vazhdimësi “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. /Telegrafi/