Zviceranët të dëshpëruar me vendimin e Andi Zeqirit: Kombëtarja po humb një nga talentët më të mirë – AlbMania    
     

Zviceranët të dëshpëruar me vendimin e Andi Zeqirit: Kombëtarja po humb një nga talentët më të mirë

 Zviceranët të dëshpëruar me vendimin e Andi Zeqirit: Kombëtarja po humb një nga talentët më të mirë

Mediumi prestigjoz zviceran, Blick i ka kushtuar një artikull të veçantë zgjedhjes së Andi Zeqirit për të përfaqësuar Kosovën.

Zeqiri, i cili luajti për grupmoshat zinxhirë të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Këtë e ka konfirmuar edhe babait i tij, Avdiu dje gjatë një interviste për Supersport.

Mediumi zviceran e ka ‘vajtur’ humbjen e, siç e cilësojnë ata, ”njërit nga talentët më të mirë që pati kombëtarja helvetike”.

Blick i referohet deklaratës së babait të Andit, i cili zbuloi se e vetmja gjë që po e vonon grumbullimin e djalit të tij me ‘Dardanët’ është problemi me dokumentacionin. Një përgjigje definitive ende nuk ka ardhur nga organi më i lartë i futbollit, FIFA.

Në artikull përmendet edhe forma e mirë e sulmuesit 21-vjeçari me skuadrën e tij Lausanne, të cilin e ndihmoi të ngjitet në Superligë.

Gjithsesi, e ardhmja e Andit tani do të jetë Premierliga, ku pritet të zyrtarizohet te Brighton.

Zvicra dhe tifozët e vet duhet të bëhen gati të ‘përballojnë’ edhe humbje të tjera, pasi Bastien Toma e të tjerë që janë rritur atje, janë gati për të përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Ardhjet e reja pritet të njoftohen pasi të kompletohen dokumentacionet e nevojshme.