Zyrtarët e burgut torturojnë lakuriq të burgosurit (Video)

 Zyrtarët e burgut torturojnë lakuriq të burgosurit (Video)

Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqen disa të burgosur në burgun e Venezuelës, të cilët torturohen nga zyrtarët e burgut.

Të burgosurit janë zhveshur lakuriq dhe mbi trupat e tyre janë vendosen gjela, të cilëve iu hodh ushqim.

Të paktën 82 të burgosur ranë viktimë të sjelljes së zyrtarëve të burgut.

Videoja dyshohet se është regjistruar në burgun Anako të Premten e kaluar.

Zyrtarët e burgut i kanë privuar të burgosurit nga uji dhe ushqimi për 24 orë.

Pasi u bë publike video, prokuroria publike njoftoi nisjen e një hetimi për incidentin.

https://twitter.com/HectorReporta/status/1178872019863162881?s=20