Zyrtari i klubit turk telefonon Muriqin: Nëse largohesh nga Lazio, je i mirëseardhur te Fenerbahçe

 Zyrtari i klubit turk telefonon Muriqin: Nëse largohesh nga Lazio, je i mirëseardhur te Fenerbahçe

Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka telefonuar Muriqin një ditë më parë, raporton “Zeri.info”.

Tashmë kanë dalur detajet e bisedës së 41-vjeçarit me futbollistin e Kosovës.

Sipas mediave turke, Belozoglu e ka pyetur Muriqin për pozicionin e tij të fundit në skuadër dhe i ka thënë:

“Nëse largoheni nga Lazio, dera jonë është e hapur për ju”.

Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahçe, por që ende nuk e ka gjetur formën optimale.

Muriqi u transferua te Lazio për 18.5 milionë euro, por lëndimet e tij të shpeshta dhe ambientimi nuk kanë shkuar mirë për prizrenasin.

Në rast të largimit nga Lazio, Muriqi do të ishte i mirëpritur te Fenerbahçe. /Zeri.info/